Sport

Pozon në karrige me rrota si Stephen Hawking, Neymarin e tallin në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 15 March 2018

“Homazhi” i Neymar për Stephen Hawking është bërë shkas për tallje të shumta në rrjetet sociale.

Sulmuesi i PSG postoi një foto ku pozonte i ulur në karrige me rrota, që e shoqëroi me një aforizëm të fizikanit që ndërroi jetë të mërkurën.

“Duhet të jesh pozitiv dhe të mar4rësh më të mirën nga situata ku ndodhesh”, shkroi Neymar, duke bërë edhe një krahasim me dëmtimin që po vuan aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në histori.

-Advertisement-

“Jam i sigurtë që krahasimi fizik mes Neymar dhe Hawking nuk është i përshtatshëm”, shkruan një përdorues në Twitter.

“Nuk mund të krahasosh qëndrimin tënd të përkohshëm në karrige me rrota me atë të Hawking”, thotë një tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera