Lajme

Postimet e “Lule Gjelit” për Osmanin, këshilltarja e ish-Presidentes: Do të bëjmë padi sa të zbulohet kush qëndron prapa profilit

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 28 July 2026

Në profilin “Lule Gjeli” ka pasur postime edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilat këshilltarja e saj Egnesa Vitia i cilësoi si përçarëse dhe si të tilla kanë nxitur dhunë, është shprehur ajo.

E njëjta ka deklaruar se porsa të zbulohet identiteti i personit që qëndron prapa këtij profili do të ushtrohet padi për shpifje.

“Qysh ne muajin maj ne i kemi denoncuar ne Polici keto sulme ndaj Presidentes Osmani, nderkaq tani nepermjet avokateve eshte dorezuar kallzim penal edhe ne prokurori…Ne momentin qe te zbulohet se kush qendron prapa ketij profili i cili nepermjet genjeshtrave monstruoze e linqimeve publike ka nxitur dhune e perqarje, atehere, pervec denoncimit ne polici dhe kallzimit penal do te procedohen edhe padite per shpifje ndaj personit/personave qe administrojne kete profil”, ka thënë më një përgjigje për Periskopin, Egnesa Vitia, këshilltare e ish-Presidentes Osmani.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy