Politikani serb thotë se plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me Vuçiqin – ai thotë se ky krim ka ngjashmëri me rastin Panda
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 07 January 2023
Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të dy fëmijë serbë të Kosovës në komunën e Shtërpcës.
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar një pjesëtar të FSK-së, si të dyshuarin kryesor për plagosjen me armë zjarri të një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari në fshatin Djarkovc të Shtërpcës.
“Kur të arrestohet publikisht ‘Shqiptari’ me emër dhe mbiemër të plotë, i cili gjoja ka qëlluar në Shtërbac mbi fëmijët e pafajshëm serbë të veshur me pemën e Krishtlindjes, atëherë do të besojë se kjo nuk ka lidhje me ty dhe klanin tuaj kriminal të Wagnerit, krimineli dhe i çmenduri Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.
“Tash u kujtuat pas 10 vitesh të diktaturës dhe sundimit tuaj, befasisht për herë të parë të shkoni në Hilendar për Krishtlindje! A është kjo alibia juaj? Në Hilendar, ku një i krim i tillë ndodhi kundër fëmijëve serbë dhe pikërisht gjatë Krishtlindjeve. Ik i çmendur!”, shkroi më tutje ish-kandidati për president të Serbisë.
Ai ka tërhequr një paralele edhe me kohën kur pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në vitin 1999 kishin vrarë disa fëmijë serbë të Kosovës në Pejë dhe kishin fajësuar shqiptarët për këtë krim.
“Ky është i njëjti dorëshkrim për fëmijët e pafajshëm serbë të vrarë në kafenë ‘Panda’ nga mercenarë serbë me urdhër të UDB-së. Banda Komuniste. Kujt po përpiqesh t’ia shesësh këtë si urrejtje të shqiptarëve ndaj serbëve, dhe atë fëmijëve në festën më të madhe serbe, Krishtlindjet?!
Sigurisht jo mua, horr!”, përfundoi Sanduloviq.
Ndryshe, Sanduloviq ka qenë edhe truproja i kryeministrit të vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Të tjera
-
Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiqin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që p...
-
Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes...
-
Ministrja Gërvalla mban konferencë për media
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë pë...
-
Letra e Gërvallës, Agon Maliqi thotë se do të trajtohet si tallje nga ndërkombëtarët
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruajtur në profilin e tij në...
-
Haki Abazi e shpall vdékjen e Qeverisë Kurti, hap “të pame” në Kuvend
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikish...
-
Gjakovari arratiset pasi bën për spital gruan dhe djalin
Një grua ka raportuar në polici se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj s...
-
18 raste të dhúnës në familje brenda dy ditëve në Kosovë
Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri ndër problemet më serioze në shoqëri...
-
Çka thuhet në letrën e Gërvallës për Asociacionin që iu dërgua Këshillit të Evropës?
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar nj...
-
Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë
Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mje...
-
Nëntë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 48 orëve të fundit në K...
-
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se ë...
-
Qëllohet me ārmë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me ...