Politika “shkelë” zhvillimin ekonomik të Kosovës
Autori: Sylejman Sylejmani
13:29 | 07 October 2018
Paqëndrueshmëria politike në vend, po ndikon keq në ekonominë e Kosovës.
Këtë problematikë e ka përmendur Banka Botërore në raportin e saj, i cili u publikua para pak ditësh, raporton Gazeta inFokus.
Se ekziston ky ndikim, po e thekson edhe Skënder Krasniqi, nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Por, Krasniqi përveç politikës thotë se janë edhe disa probleme të tjera të cilat po bëjnë që të cenohet ekonomia kosovare.
“Ndikon edhe paqëndrueshmëria politike, por rreziku më i madh i Kosovës është mungesa e ofertave, të cilat Qeveria e Kosovës nuk po i bën ndaj bizneseve. Mos-krijimi i likuiditetit të bizneseve, ato që i kemi kërkuar që tatimet të paguhen në inkasim e jo në faturim, funksionalizimi i gjykatave, ky është rreziku më i madh që po i kanoset vendit, me mos-rritje të ekonomisë, e as eksportit, e as importi nuk është në nivel. Kemi krijuar në divergjencë të jashtëzakonshme me shtetet e rajonit, sidomos me Maqedoninë që ka popullatë të njëjtë”, thotë Krasniqi
Edhe për njohësin e ekonomisë, Astrit Panxha, paqëndrueshmëria politike ndikon shumë në ekonomi.
“Rreziku politik ndikon shumë në ekonomi, sidomos në imazhin e Kosovës. Investitorët e huaj hezitojnë të shkojnë në një vend ku ka jostabilitet ekonomik. Për fat të keq Kosova ka dal prapë në mediat ndërkombëtare, ku është duke u diskutuar për problemet politike, e jo atraktiviteti ekonomik i Kosovës, prandaj kjo ndikon në uljen e investimeve të huaja. Shifrat e prezantuara nga Banka Botërore tregojnë se kemi ulje të investimeve direkte në Kosovë, që rrjedhimisht ndikon në uljen e aktivitetit ekonomik, pra në mos shfrytëzimin e potencialit ekonomik që e ka Kosova”, tha Panxha për inFokus
Sipas këtij raporti të Bankës Botërore, rritja ekonomike prej 4.8%, ka rënë në 4.2%.
Kjo rritje prej rreth 4% që kryesisht ndodhë ndër vite në Kosovë, ekspertët vlerësojnë se nuk ndikon asgjë në mirëqenien e qytetarëve.
Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit bën një krahasim të Kosovës me Maqedoninë dhe thekson se edhe një rritje prej 100% e ekonomisë së Kosovës, nuk krahasohet me një rritje ekonomike prej 10% në shtetin fqinjë.
“Edhe 20% është pak në krahasim me papunësinë e madhe që është, me dallimin ekstrem që e kemi me rajonin, edhe 20% nuk është e mjaftueshme, në krahasim me 3-4% të rritjes që mund ta ketë Maqedonia. Krejt kjo sepse ka bërë rritje ekstreme të vendeve të punës në krahasim me ne. Ne kemi nivel shumë të ulët të punësimit, nivel të ulët të eksportit. Edhe 100% me u rritë bëhet 600 milionë, kurse ata me u rritë vetëm 10% janë 500 milionë. Kemi bërë një dallim ekstrem me ta, sepse e kemi nivelin e eskportit ekstrem të ulët”, thekson ai.
Krasniqi gjithashtu tregon se Kosova nga viti i kaluar e deri më tash ka mbi 15 mijë vende të punës më pak.
Rritjet të cilat po deklarohen nga institucionet, ai i quan fiktive dhe jo reale, duke e pasur parasysh se nuk ka rritje të zhvillimit ekonomik, e as rritje të eksportit.
Edhe për ekspertin e ekonomisë, Astrit Panxha, rritja prej rreth 4% çdo vit nuk është e mjaftueshme.
“Edhe pse rritja ekonomike është 4.2%, ne e kemi një bazë ekonomike mjaft të ulët. Kështu që rritja ekonomike prej 4%, nuk është një rritje që mund të ndikojë në uljen e papunësisë dhe rrjedhimisht nuk i kemi rezultatet e prekshme në ekonomi. Kosovës i duhet një rritje më shumë se 6 deri në 7%, që të ketë një rritje të qëndrueshme. Rritja nuk është e mjaftueshme”, tha ai.
Për sfidat e zhvillimit ekonomik ka folur edhe Ministri i Financave Bedri Hamza në një intervistë ekskluzive për inFokus. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...





































