Lajme

Policia zhvillon dy operacione kundër trafikimit me njerëz, arrestohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 23 August 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprimtari penale, ndërsa ka identifikuar dy viktima të trafikimit, shkruan Express.

Në një komunikatë për media, policia thotë se ka zhvilluar dy operacione dhe personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: Trafikim me njerëz, shërbime seksuale të viktimës së trafikimit dhe dhunim.

Nga pesë të arrestuarit, me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Përveç kësaj, Policia bën të ditur se dy viktimat e identifikuara janë të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar m/kosovar për kryrjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe vepres penale të Dhunimit.

Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy (2) viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera