Lajme

Policia: Viktima nuk ka kërkuar mbrojtje pas kërcënimit nga burri

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 10 August 2018

Policia e Kosovës bashkë me zyrtarë të Prokurorisë së Gjakovës kanë mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media me anë të së cilës kanë sqaruar rastin që ka ndodhur më 7 gusht në Brekoc të Gjakovës ku u vra një grua dhe vajza e saj nëntë vjeçare nga burri përkatësisht babai.

Policia e Gjakovës ka thënë se viktima nuk ka kërkuar mbrojtje kur e ka paraqitur rastin më 7 gusht pasi që sipas tyre është ndjerë e sigurt me familjen dhe vëllezërit e saj.

Duke treguar për rastin, policia deklaroi se me të marr informacionin se në fshatin Brekoc ka të shtëna armësh, janë mobilizuar për të hetuar rastin.

-Advertisement-

Policia ka vazhduar angazhimin për hetimin e rastit dhe se i dyshuari është dërguar në stacionin policor, me urdhër te prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit.

Në konferencë u tha se dje ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore meqë i dyshuari nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në QKU./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera