Policia sekuestron arsenal arm*ësh në Podujevë, dyshohet se do të dërgoheshin në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
12:12 | 24 June 2026
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në Podujevë, në kuadër të hetimeve për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të hënën, më 22 qershor 2026, rreth orës 17:30, gjatë kontrollit të dy valixheve të vendosura në një depo, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata AK-47, një armë e gjatë e modelit M12, një armë e gjatë me prodhues të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Hetimet paraprake kanë nxjerrë informacione se tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, ishin organizuar për t’i transportuar armët drejt Shtutgartit në Gjermani.
Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, por ata nuk janë gjetur në lokacionet përkatëse dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga policia.
Rasti mbetet në procedurë hetimore.
“Policia gjatë kontrollit në dy valixhe që ishin në një depo ka gjetur dhe sekuestruar: pesë armë të gjata AK47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë prodhuesit të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë kalibrash të ndryshëm. Lidhur me rastin paraprakisht policia ka marrë informata se tre të dyshuar meshkuj kosovarë ishin organizuar që armët e lartcekura të dërgonin në Shtutgard, Gjermani. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve mirëpo, të dyshuarit nuk janë hasur dhe të njëjtit janë në kërkim të policisë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e plotë të policisë.

T� tjera
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...



































