Lajme

Policia ndalon kontrabandimin e lopëve në Viti

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 26 May 2022

Policia e Kosovës kryesisht njësitë patrulluese të pikës kufitare në Zhegër kanë parandaluar kontabrandimin e paligjshëm të disa mallrave, shkruan Gazeta Infokus.

Ky parandalim u bë në kuadër të Planit operativ “Goditja 2022”.

“Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare- Lindje) në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”,  në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen  kamion i tipit “man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin,  M.A., shtetas kosovar.

“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin  Mjak, komuna e Vitisë. Gjatë kontrollit të automjetit  janë gjetur njëmbëdhjetë kafshë ( krerë gjedhe)  për të cilat dyshohet se përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore si malli i kontrabanduar”, thuhet tutje në njoftim.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse rasti është duke u trajtuar nga  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera