Policia me angazhim të shtuar në ato zona të vendit ku ka vërshime
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 19 January 2023
Gjatë ditës së sotme vendin tonë e ka përfshirë një mot me reshje të vazhdueshme të shiut. Si pasojë e të reshurave që kanë vazhduar, ka pasur vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.
Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, Zjarrfikësit e Njësitet Emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.
Njësitet policore, pos koordinimit me institucionet relevante po angazhohen edhe në shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe riorientim të qarkullimit në ato rrugë që janë bllokuar ose kanë vështirësi në qarkullim.
Në pjesën veriore të vendit, disa nga pjesët ku ka vërshime më shumë nga uji janë: Lagja e Boshnjakëve ku uji ka depërtuar në disa shtëpi, magjistralja Mitrovicë-Bërnjak ka shembje të dheut, po ashtu rruga në fshatin Zubq, hyrja për në fshatin Varage ka shembje dheu, ndërsa rruga Qaber-Zubin Potok mbetet e bllokuar për shkak të shembjeve të gurëve dhe dheut. Në rrugët ku ka rrëshqitje dheu janë angazhuar edhe kompani për pastrimin dhe largimin e pengesave nga rruga.
Si pasojë e të reshurave ka pasur nivel të shtuar të ujit edhe në rajone tjera, si në dy rrugë të Gjakovës, në Ujëmir të Klinës, në rajonin e Podujevës, në Istog dhe në rajonin e Mitrovicës Jugu, Skenderaj, etj.
Policia mbetet e përkushtuar që tu dalë në ndihmë qytetarëve pa dallim dhe njëkohësisht fton qytetarët që të jenë vigjilent dhe të lajmërojnë të gjitha rastet ku ka situata emergjente nga vërshimet si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve.
Të tjera
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...