Lajme

Policia jep detaje rreth rrahjes së katër pjesëtarëve të saj

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 05 June 2018

Katër zyrtarë policor janë sulmuar gjatë ditës së sotme në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi i pyetur nga KALLXO.com ka dhënë disa detaje në lidhje me sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Krasniqit, e gjitha nisi kur njësia patrulluese në të njëjtën rrugë rreth orës 17:00 ka hasur në një person të dyshuar me inicialet A.G. me veturën e tij.

-Advertisement-

I dyshuari porsa ka vërejtur zyrtarët policorë me një çantë në dorë është larguar në drejtim të një shtëpie aty afër.

“Zyrtarët policorë gjatë tentimit të ndalimit kanë hasur në një rezistencë- sulm nga një grup qytetarësh”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas Krasniqit, grupi i qytetarëve që kanë sulmuar zyrtarët policorë kanë të njëjtin mbiemër.

Katër zyrtarët policorë sipas zëdhënësit Krasniqi kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa pesë persona janë arrestuar. Dy nga ta me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë, e për tre të tjerët procedura do të zhvillohet në formë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera