Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në tentativë ndaj imamit të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 23 July 2022

Mbrëmjen e së enjtes imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës është sulmuar fizikisht nga tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Fillimisht rastin për Infokus e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

E arrestimin e tre të dyshuarve e konfirmoi edhe policia në raportin 24 orësh, ku pas intervistimit ata janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Sipas, këtij raporti rastin në polici e ka lajmëruar vetë imami dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, ky rast është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera