Lajme

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 11 May 2022

Një person është arrestuar pasi ka shkuar në zyrën e profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, dhe e ka sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim që ka bëtë viktima ndaj djalit të dyshuarit.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

E një ditë pas sulmit, Latifi-Pupovci është deklaruar sërish duke thënë se nota në lëndën që ajo e ligjëron, Fiziologji, nuk do të merret pa u merituar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera