Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë – Podujevë, pesë persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 02 March 2024

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

-Advertisement-

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera