Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 13 July 2022

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy persona tjerë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ngasësi i kamionit është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera