Lajme

Policia jep detaje pë aksidentin në Klinë: Tri autoambulanca me të lëndaur dërgohen në spital

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 20 March 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralën Klinë – Pejë, përkatësisht fër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet për 18 persona të lënduar.

Në aksident janë përfshirë katër automjete.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, të Klinës.

“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar. për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Tutje Rugova shtoi se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera