Lajme

Policia e Kosovës në kufi kap mbi 1 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 29 May 2022

Policia Kufitare e Kosovës në veri gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin që transportonte 1620 litra vaj ushqimor, pa dokumentacion mbi prejardhjen e mallit.

Automjeti drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas serb.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganor”, njofton policia.

-Advertisement-

Komunikata:

Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera