Lajme

Policia e Kosovës mban ushtrime bashkë me kolegët nga Shqipëria dhe Mali i Zi

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 21 July 2019

Policia e Kosovës është duke mbajtur ushtrime të përbashkëta me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Mali i Zi në qytetin e Plavës.

Ushtrimet janë mbajtur nga dta 19 korrik dhe pritet të përfundojnë sot.

Fokusi i këtyre ushtrimeve në terren ishte luftimi i krimit ndërkufitar, ndërsa motoja ishte “Të shërbejmë përmes miqësisë”(Servi per amici).

-Advertisement-

“Qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte që të rritej efiçienca për parandalimin, gjetjen dhe goditjen e krimit, që mund të zhvillohet mes kufirit të këtyre tre shteteve që po marrin pjesë në këto ushtrime”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera