Lajme

Policia e kap të riun serb që e sulmoi Kocin, avokati del me detaje të reja për rastin

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 05 October 2022

Avokati Arianit Koci është sulmuar më 28 shtator nga dy persona në Graçanicë. Pak ditë pas sulmit, Koci për Express deklaroi se të dyshuarit kanë qenë serbë, ndërsa sot ai thotë se rasti është ndriçuar nga Policia e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Koci ka shkruar se pas analizimit të të gjitha provave, “është i bindur që sulmi nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale”.

Ai tha se “ka qenë një gabim apo veprim i pamatur i një të riu”.

-Advertisement-

Avokati Koci njofton se ka vendosur që “rastin mos ta vazhdojë më tutje”, ndërsa thotë se e ka pranuar kërkimfaljen e të dyshuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera