Lajme

Policia arreston të dyshuarin për vjedhje në një barnatore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 28 November 2020

Mbrëmë është vjedhur një barnatore në Lagjen e Spitalit.

Mirëpo, menjëherë pas lajmërimit të rastit në Polici, këta të fundit kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar të cilin edhe e kanë arrestuar.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Mbrëmë rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka thënë ajo.

Siaps saj, bbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës, ka arrit të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar R.H. 21 vjeç me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u shpreh Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera