Lajme

Policia arreston dy persona, për aksidentin ku vdiq 6-vjeçarja në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 13 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për aksidentin në Skenderaj që përfundoj me fatalitet.

Të arrestuarit janë vozitësit e veturës që aksidentoi dy femra, ku njëra humbi jetën e tjetra përfundoi në spital, shkruan Gazeta inFokus.

Me vendim të prokuroti dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Skenderaj 12.10.2020 – 14:20. Ka ndodhur aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasojë e aksidentit njëra nga këmbësoret ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy vozitësit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera