Lajme

Policia aksion në dy motele në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 06 January 2023

Të mërkurën policia ka zhvilluar aksion në dy motele në Mitrovicë.

Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një vajzë 21-vjeçare dhe tre burra.

Në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e Policisë, u tha se dyshohet se këta personat dyshohet se janë marrë me vepren penale të prostitucionit.

-Advertisement-

“Katër (4) personat janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren e Gjykatës për Kundërvajtje, të njëjtit në procedurë të përshpejtuar janë dërguar para kësaj gjykate ku edhe u është shqiptuar denimi”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera