Fun & Video

Policët lënë derën hapur, arratisja spektakolare në mes të trafikut-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 12 November 2019

Një i burgosur ia ka dalë që të shpëtojë për disa minuta nga makina e policisë. Ali Hood, 31 vjeç doli nga dera e pasme kur mjeti ishte ndalur në semafor.

Arratisja e tij u bë për shkak të neglizhencës së zyrtarëve policorë, të cilët kishin harruar të mbyllin derën me çelës.

Të gjithë shoferët mbetën të habitur nga ky rast, por nuk zgjati shumë.

-Advertisement-

Me pranga në duar, ai ia mbathi për 150 metra por përfundoi sërish në prangat e policisë.

I burgosuri nuk pësoi asnjë lëndim gjatë incidentit. Momenti i hedhjes nga makina është filmuar në kamera dhe është bërë virale në rrjete sociale.

Policët lënë derën hapur, arratisja spektakolare në mes të trafikut on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera