Lajme

“Po të ishte LDK në Qeveri, s’do të shtrenjtohej rryma”

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 11 March 2023

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës

“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në KlanKosova FM.

Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.

-Advertisement-

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”, ka shtuar ai.

Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera