“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek”, detaje për vrasjen e gruas nga kunata e saj në Prizren
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 22 January 2023
Që nga 8 nëntori i 2022-ës, kur ishte raportuar rasti i dhunës në familje, institucionet kompetente nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për t’i ofruar mbrojtje viktimës Saime Domazeti, sipas obligimeve ligjore. Lidhur me rastin e vrasjes, avokati i të dyshuarës Nazire Abdyli, Besim Morina thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Prokuroria Themelore në Prizren, më 21 dhjetor 2022, kishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje ndaj Nazire Abdylit dhe Jeton Abdylit. Kjo aktakuzë nuk paraqet asnjë prej llojeve të masave mbrojtëse.
Në këtë mënyrë, viktima S.D kishte mbetur në mëshirën e të akuzuarve për kryerje të dhunës ndaj saj, të cilët nuk kishin mbajtur “premtimin” se do të kujdeseshin për të.
Më 26 dhjetor 2022 Saime Domazeti vdiq pas lëndimeve që dyshohet t’i ketë marrë në trup dhe fytyrë me copa të ndryshme druri, të cilat i kishin shkaktuar asaj gjakderdhje në tru.
Për këtë rast, dyshohet Nazire Abdyli kunata e të ndjerës, e cila gjendet në paraburgim, teksa para gjykatës ka pranuar se e ka goditur të ndjerën.
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdese”, ka thënë e dyshuara në gjykatë.
Avokati i të dyshuarës, Besim Morina, në një përgjigje për “Betimin për Drejtësi”, thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore, nga çka do të vërtetohej shkaktari i vdekjes. Teksa, hedh dyshime se ajo ishte vizituar ditë më parë nga një mjek, i cili nuk kishte konstatuar se viktima ka ndonjë problem.
“Kunata dyshohet se pas disa goditjeve me një mjet të fortë, copë dru, e ka goditur të ndjerën disa herë, me çka, tani për tani thuhet se si rezultat i këtyre goditjeve e ndjera edhe ka vdekur, por, të shtojmë edhe këtë fakt se ne tani për tani, nuk kemi pranuar raportin e IML, pra të obduksionit, ku sigurt aty do të vërtetohet se si rezultat i çkafit e ndjera vdiq, pra nga goditjet me mjet, apo ndonjë komplikim tjetër shëndetësor”, ka thënë ai.
Morina ka shtuar se meqenëse viktima ishte e sëmurë, mjaft e dobët, nuk dihet nëse ka vdekur më vonë nga koha e goditjes.
“Nuk jemi të sigurt, por një ditë më vonë nëse jo gjysmë dite me vonë, edhe pse siç thuhet ishte vizituar nga një mjek i asaj ane dhe nuk kishte pasur diçka serioze, siç kemi njohuri, pra nuk ishte kërkuar ndonjë urgjencë apo marrje e medikamenteve shëruese, kjo mbetet të shifet”, ka thënë avokati Morina./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...