Sport

Plisat me të bashkuar se kurrë, së bashku gjeneratat e reja dhe te vjetra

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 30 December 2020

Plisat gjatë ditës së djeshme njoftuan se do të distancohen nga ish kryetari i tyre, Albert Kastrati, shkruan Gazeta inFokus.

Kastrati po akuzohet për vjedhhje nga fondi i bamirësisë i themeluar nga ky tifo grup për të ndihmuar familjet në nevoje nga tërmeti i vitit të kaluar në Shqipëri.

Me anë të një postimi në facebook, Plisat kanë njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje për të diskutuar për gjitha ndryshimet që nga dita e djeshme.

-Advertisement-

Ja dhe njoftimi i Plisave:

PLISAT NUK NDALEN!

Plisat unanimisht qëndrojnë të vendosur për lajmin e djeshëm, ku me ç’rast sot organizuam një mbledhje me grupin për t’i diskutuar zhvillimet e djeshme. Në mbledhje morrën pjesë themeluesit e tifogrupit, gjeneratat e vjetra dhe anëtarët aktivë të grupit. Edhe sot si gjithmonë kryesia e tifogrupit pati mbështetjen e gjithë anëtarëve.

Nga dje kemi marrë shumë reagime dhe mesazhe se do të rikthehen anëtarët e vjetër në kop, kështu duke reflektuar ndaj vendimit pozitiv të kryesisë së tifogrupit.

30.12.2020./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera