Ekonomi

Piraj: Kosova nuk i mbulon nevojat e qytetarëve për mish

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 23 March 2018

Edhe pas skandaleve të fundit me mishin e prishur që hyri nga Belgjika, kosovarëve prapë do tu duhet që të blejnë mish të importuar. Kjo ngase prodhuesit kosovarë nuk mund t’i mbulojnë kërkesat e qytetarëve. Për pasojë, importi është i pashmangshëm, shkruan Infokusi.com.

Kështu thotë edhe pronari i Kompanisë që merret me prodhimin dhe përpunimin e mishit në vend “Meka Hallall Food”, Burim Piraj.

Piraj ka thënë për Infokusin se Kosova nuk ka as për së afërmi mish aq sa qytetarët i kanë nevojat. Thotë se për këtë ka ndikuar lufta e mungesa e vullnetit të të rinjve për tu marrë me bagëti.

-Advertisement-

“Në Kosovë fillimisht ndikimi i luftës ka qenë shumë negativ duke e zvogëluar fondin e bagëtive tej mase e më pas nuk ka pas një angazhim të sinqertë nga institucionet për të ri kthyer fondin e humbur, mirëpo të jemi të sinqertë dhe vullneti i popullatës sidomos i të rinjve për tu marrë me bagëti ka rënë shumë”, ka thënë Piraj.

Arsye tjetër, sipas Pirajt se pse Kosova ka ngecur në prodhimin e mishit vendor dhe është e varur nga importi i këtij artikulli,  janë edhe politikat tatimore në vend.

Deklaron se disa investitor të huaj që kanë synuar Kosovën për investime në trashjen e gjedheve po dhe të zogjve për therje nuk kanë gjetur politika tatimore e as vullnet të përshtatshëm për investime.

Por, edhe pse nuk Kosova ngec me prodhim të mishit, ai thotë se ata mish që prodhohet është më i shijshëm nga të gjithë të tjerët. Gjersa, flet edhe për cilësinë e tij.

“Mishi që prodhohet në vendin tonë përfundimisht është më i shijshëm nga të gjithë të tjerët e cilësia nënkupton një mori masash dhe kontrollesh të sistemuara dhe të avancuara mirë që të sigurohet se mishi i prodhuar në vendin tonë është cilësor”, ka thënë Piraj për Infokusin.

Për tu ngritur cilësia në këto produkte thotë se duhet të avancojnë institucionet, që të sigurojnë shëndetin e kafshëve dhe shpezëve, por edhe të vezëve e qumështit. Shton se kjo arrihet duke vendosur kontrolle të rregullta shëndetësore.

Vetëm në këtë mënyrë thotë se mund të jemi të sigurt se ushqimi që kemi në sofra tona është i sigurt.

“…historik të shënuar në librezat e kafshëve që nga lindja e tyre, ku saktë do të shënoheshin të dhënat e ushqimit të tyre dhe trajtimin me barna që u është bërë gjatë jetës së tyre ashtu që kur të përfundojnë në sofrat tona të jemi të sigurt se po konsumojmë në produkt që është me vlera të mirëfillta ushqimore është i shëndosh dhe nuk është i kontaminuar me barna ose hormone të dëmshme për organizmin e njeriut”, ka thënë më tej Piraj.(A.Shabani)/Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy