Lajme

Peter Stano: Kosova ka të drejtë të heqë targat “KM”

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 30 June 2022

Bashkimi Evropian mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se Brukseli ishte i informuar, por jo i konsultuar në fillim të kësaj jave për planet e Prishtinës zyrtare mbi targat dhe lirinë e lëvizjes.

Në një deklaratë me shkrim për Tanjug, ai thotë se sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë targat KM.

-Advertisement-

“Marrëveshjet janë të qarta se në Kosovë përdoren vetëm targa të lëshuara nga Kosova”, tha Stano.

Ai shton se është e rëndësishme të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani, dhe se ai përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane.

“Liria e lëvizjes është gurthemeli i Bashkimit Evropian. Ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon dhe të veprojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim dhe të mos vendosin pengesa të paarsyeshme që kufizonte lirinë e lëvizjes,” tha Stano.

Në emër të BE-së, Stano përsëriti thirrjen e tij ndaj të dyja palëve për të përdorur dialogun e udhëhequr nga BE-ja si një platformë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat.

“BE pret që Kosova dhe Serbia të ushqejnë një mjedis të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve të tyre. Ky është çelësi për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, gjë që palët duhet të fokusohen tani,” tha Stano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera