Fokus

Pesë persona të lënduar në aksidentin në Çagllavicë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 10 February 2024

Gazeta Infokus pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku në mes të trti veturavë ne Çagllavicë ku kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishrinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në  rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 5 persona”, deklaroi Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Më poshtë gjeni pamje të aksidentit./Gazeta Infokus/

Aksident i rëndë në Çagllavicë, tri vetura të përfshira, ka edhe fëmijë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera