Fokus

Përveç familjarëve të Marigonës edhe policët qanë e u emocionuan pasi Gjykata mori vendimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 04 August 2023

Sot Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani ndërsa Arbër Sejdiu u dënua me 15 vite burgim për bashkëpunim në vrasje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Momenti kur gjyqtari e ka dhënë vendimin për Krivaqën ishte shumë emocionues për familjarët e Marigona Osmanit por edhe të tjerë pjesëmarrës në seancën e aktgjykimit.

Përveç familjarëve u prekën e u emocionuan edhe policët kur Dardan Krivaqa mori dënimin për vrasjen mizore të Marigonës.

-Advertisement-

Ndiqni videon Gazetën Infokus e realizuar në momentin e shpalljes së dënimit ku emocionohen e qajnë edhe policët:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera