Lajme

Persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri nga vetura në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 26 August 2022

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, përderisa ishin me veturë në lëvizje, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes, sipas një dëshmitari që kishte qenë afër në momentet e gjuajtjeve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, ndërsa rasti është nën hetime.

-Advertisement-

“Sipas dëshmitarit mashkull kosovar person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera