Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për punën e MPJ-së
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 July 2024
Me përplasje verbale po përcillet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pozita e opozita u përplasën në lidhje me listën e dëshmitarëve që do të raportojnë në këtë komision.
Nga opozita kritikuan Ministrinë e Punëve të Jashtme që nuk u ka dërguar të gjitha materialet e nevojshme për punën e këtij komisioni.
“Nga mbledhja e fundit dy herë kam kërkuar që Ministrisë së Jashtme t’i dërgohet email për të kompletuar dokumentet. Në mungesë të reflektimit, ne kemi ngecje në punë. Unë zyrtarisht ju kam adresuar ministrisë për kompletim të materialit dhe nuk kemi përgjigje. Ju (pushteti, v.j.) po kërkoni që listën e ekspertëve me e shty. Komisioni edhe dy tre ditë i bënë katër muaj dhe ende jemi në fazën fillestare. Ju ende po kërkoni kohë shtesë për listën e dëshmitarëve”, tha kryetarja e komisionit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Në mungesë të materialit ne kemi mangësi edhe në formimin e listës së dëshmitarëve edhe argumenteve. Të gjithë dëshmitarët që ftohen duhet të ndërlidhen me këtë proces”, deklaroi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Por, opozitës i reaguan nga mazhoranca. “Kryetare ti po më tregon se çfarë duhet unë me thënë. Nëse nuk ju pëlqen çfarë po them ju duhet të më dëgjoni. Reforma ka filluar në vitin 2019. Mënyra se si janë punësuar shërbyesit e jashtëm ka qenë në shkelje të ligjit dhe ministria ka marrë vendim për të zbatuar ligjin. Kur ka filluar zbatimi i ligjit kanë filluar kërkesat e atyre që kanë shkel ligjin. Prandaj, unë po them që nuk mundemi me ardhë në një përfundim pa e parë thelbin se si kanë ardhur në krye të detyrës”, tha deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.
Pacollit i reagoi kryetarja e komisionit Time Kadrijaj.
“Ti fitore je abuzuese dhe dëshiron të dalësh nga konteksti. Qeveritë e juaja kanë abuzuar me pushtetin”, theksoi ajo.
Me tone të larta të zërit replikoi edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
“Këto janë muhabete të grave. Marre duhet me të ardhë. Misioni juaj është që të pengoni punën e këtij komisioni. Nuk keni çfarë i bëni Kosovës më shumë”, shtoi ai.
Pas përplasjes, dy deputetet e mazhorancës, Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci lëshuan mbledhjen.
Të tjera
-
Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda
Sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëta...
-
Kurti takohet me mërgatën dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi në...
-
Deputeti më i ri në Parlamentin e Britanisë- ja sa vjeçar është
Një 22-vjeçar i zgjedhur si deputet me një shumicë të vogël ka thënë se nuk d...
-
Sfidat e politikës gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
Kryeminstri i ri britanik fillon punën, mbledh kabinetin edhe në fundjavë
Qeveria e Sir Keir Starmer ka filluar punën në ditën e saj të parë të plotë n...
-
Rukiqi për deklarata e Mujës për pagën: Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë s...
-
Përfundon ndërtimi i mbikalimit në Veternik, Hysen Durmishi: Lajm tejet i mirë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet t...
-
Deputeti gjerman Peter Beyer frikësohet se do të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve
Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: pë...
-
“Paga mesatare 780 euro”, Tahiri i reagon pushtetit: Manipulim me statistika, mesatare e pagës së pozitave politike
Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit t...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Ha...
-
Haliti: Qëndrimet e ngurta kurtiste i kanë vendosur sanksione Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet t...
-
Sinani: Sinjal i qartë për ndërkombëtarët që Vuçiq po shkel çdo të drejtë elementare të njeriut dhe pakicave
Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me...