Lajme

Përplasje mes ministres dhe sekretarit të MMPH-së për ushtruesit e detyrës

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 21 May 2018

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka pranuar se 4 pozita të larta në këtë dikaster po mbahen kundërligjshëm me ushtrues detyre.

Por për këtë fajin ia ka hedhur sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, i cili, sipas kabinetit të ministres Arbena Reshitaj, është përgjegjës për neglizhencën në zbatimin e dispozitave ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy drejtori dhe dy divizione të kësaj ministrie për vite me radhë po vazhdojnë të udhëhiqen përmes ushtruesve të detyrës, edhe pse legjislacioni në fuqi e kufizon atë në vetëm 3 muaj maksimalisht.

-Advertisement-

Me ushtrues detyre nga tetori i vitit 2014 është Departamenti ligjor. Për më shumë se tre vjet në këtë mënyrë menaxhohet edhe Divizioni i prokurimit, kurse për afro një vit pa udhëheqës permanent janë Sektori për Monumentin e Natyrës, me rëndësi të veçantë “Shpella e Gadimes”, si dhe Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera