Lajme

Përplasje e ashpër mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Arbër Ademit në Komisionin për Çështje Europiane

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 27 June 2022

Gjatë seancës së ditës së sotme në Komisionin për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një incident mes kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, shihet se incidentit i ka parapri një debat i ashpër mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët në njërën anë dhe kryesuesit të komisionit në anën tjetër.

Kjo ka ndodhur pas një debati të ashpër afër foltores mes kryesuesit të seancës dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera