Lajme

Përparim Rama po realizon ëndrrën e kahmotshme të prishtinasve

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 26 April 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të se nga nesër në orën 11:00 fillon ndërtimi i rrugës A, shkruan Gazeta inFokus.

Rama theksoi se kjo ëndërr e kahmotshme e qytetarëve po bëhet realitet, kështu duke e riemëruar rrugën “Jim Xhema”.

“Një ndër premtimet kyçe elektorale, ëndërr e kahmotshme e qytetarëve, rruga A, e riemëruar si Jim Xhema, po bëhet realitet! Brengave shumëvjeçare të banorëve të lagjeve përreth, ngarkesave të trafikut në #kryeqytet, rrezikshmërisë së lartë për fëmijët tanë dhe kundërmimit të krejt zonës po u vjen fundi. Ejani ta nisim bashkë këtë projekt madhor për kryeqytetin, nesër në orën 11:00 tek kryqëzimi i rrugës Jim Xhema dhe fundi i rrugës së Veternikut.”, është shprehur ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera