Lajme

Përparim Rama mban nesër konferencë “për disa ngjarje me rëndësi që pritet të ndodhin në kryeqytet”

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 05 May 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë nesër konferencë për media.

Sipas njoftimit drejtuar mediave, konferenca do të mbahet në orën 17:00, “rreth disa ngjarjeve me rëndësi që pritet të ndodhin së shpejti në kryeqytet”.

Konferenca do të mbahet në objektin e vjetër të komunës.

-Advertisement-

“Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për medie, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth disa ngjarjeve me rëndësi të cilat pritet të ndodhin së shpejti në Kryeqytetin tonë. Konferenca mbahet nesër, nga ora 17:00 në sallën e konferencave në objektin e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera