Kulturë

Përfundon renovimi i amfiteatrit të Pallatit të Rinisë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 27 February 2024

Kanë përfunduar punimet për renovimin e amfiteatrit të Pallatit të Rinisë.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, tha Çeku.

-Advertisement-

Çeku tha se këtë hapësirë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.

“Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, theksoi i pari i MKRS-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera