Lajme

Përfundon protesta në Shtërpcë, hapet rruga për qarkullim

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 08 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim, shkruan Gazeta Infokus.

Policia thotë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sot në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë mesditën e së premtes./Gazeta Infokus/

Njoftimi i plotë:

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera