Sport

Përfundon ndeshja në ‘Old Trafford’ Manchester Unitedi ‘shkatërron’ Leipzigun

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 28 October 2020

Manchester Unitedi e ka mposhtur Leipzigun me rezultat të thellë 5-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Old Trafford’, serinë e golave për ‘Djajtë e Kuq’ e hapi Mason Greenwood.

Sulmuesi i ri anglez realizoi pas një asistimi nga mesfushori francez, Paul Pogba.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për Manchesterin, ndërsa në 45 minutat e dytë të drejtuarit e Ole Gunnar Solskajerit shënuan edhe tri gola të tjerë.

Ishte sulmuesi tjetër anglez, Marcus Rashford, ai që në minutën e 76’ dyfishoj epërsinë e ‘Djajve të Kuq’.

Rashford nuk u ndal me kaq dhe pas dy minutave realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Unitedin.

Për rezultatin 4-0 shënoi Anthony Martial në minutën e 86’ nga pika e bardhë, kurse në minutën e 90+2′ Rashford kompletoi Hat-Trickun, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 5-0.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi renditet i pari në Grupin H me 6-të pikë, ndërsa Leipzigu mbetet i 3-ti me tri pikë.

Ndeshjen e radhës skuadra angleze e luan në udhëtim të Basaksehiri, ndërsa Leipzigu e pret PSG-në./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera