Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Wolvesit dhe Chelseas, kjo skuadër fiton në minutën e fundit të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 15 December 2020

Wolvesi e ka mposhtur Chelsean me përmbysje rezultat nga 0-1 në 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 13-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në ‘Molineux Stadium’, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi.

Sulmuesi francez, Olivier Giroud, në minutën e 49’ shfrytëzoi një krosim fantastik nga Benjamin Chilwell dhe realizoi për rezultatin 0-1.

-Advertisement-

Vendasit arritën ti barazonin shifrat 1-1 në minutën e 66’, me një gol fantastik të shënuar nga sulmuesi spanjoll, Daniel Podence.

Wolvesi nuk u ndal me kaq dhe në minutën e fundit të ndeshjes e gjeti edhe golin e fitores.

Ishte Pedro Neto, ai i cili në minutën e 90+5’ realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitoreje, Wolvesi kalon në pozitën e 9-të me 20-të pikë, kurse Chelsea mbetet i pesti me 22 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera