Sport

Përfundon gjithçka: Arbëria mposht Gjilanin, Drita barazon me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 24 November 2020

Kanë përfunduar dy takimet hapëse të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria ka arritur të mposht Gjilanin me rezultat minimal 1-0, falë golit të Lutfi Bilallit në minutën e 72-të, ndeshja u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit ne Prishtinë.

Në anën tjetër Drita ka barazuar me Feronikelin me rezultat 1-1.

-Advertisement-

Të parët që kaluan në epërsi ishin Nikli, për të cilët ka shënuar Mendurim Hoti në minutën e 40-të, kurse gjilanasit barazuan në pjesën e dytë  me Almir Ajzerajn, i cili gjeti golin në minutën e 75-të.

Në minutën e 74-të, për klubin nga Drenasi shënoj Simonovski, por goli u anulua për pozitë jashtë lojës.

Ky vendim i gjyqtarëve nxiti pakënaqësi tek lojtarët dhe trajneri Duro, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, kurse me të kuq u përjashtua Argjend Malaj në minutën e 80-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera