Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
18:24 | 04 April 2023
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.
Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Më poshtë mund të gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:
Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme
Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë
Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar
Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.
Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij

Të tjera
-
Komandanti i FSK-së viziton Qendrën Kombëtare ‘Özdemir Bayraktar’ në Truqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”, Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Qëndrimi i Kurtit në postin e kryeministrit konsiderohet shkelje kushtetuese
Për katër herë radhazi deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë ...
-
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Nesër konferencë për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të mbahet konferen...
-
OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesu...
-
Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë
Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas,...
-
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e insti...
-
Kriza politike- Gjini: LVV po tenton të na shantazhojë
Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me ...
-
Momenti kur pjesëtarët e grupit terrorist serb në Banjskë gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Njësisë Speciale Operative
Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht videot e pa transmetuara deri më tani, ku shi...
-
Maxhuni i NISMA-s i kundërpërgjigjet Haradinajt: E bëri Kryeministër Limaj, ai e rrëzoi Qeverinë pa paralajmërim
Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së...
-
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit t...
-
Zemaj: Nuk është e pamundshme që Abdixhiku të bëhet kryeministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një interviste...