Sport

Përfundon derbi ndërmjet Chelseas dhe Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 28 February 2021

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 26-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras 0-0, në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër.

Të dy skuadrat patën raste për gol, por asnjëra nuk arriti ta gjente golin e triumfit.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Chelsea renditet i pesti me 44 pikë, kurse Unitedi i dyti me 50 sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Blutë’ nga Londra e luajnë në udhëtim te Liverpooli, kurse ‘Djajt e Kuq’ te Crystal Palace./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera