Sport

Përfundojnë ndeshjet e Grupit D, këto kombëtare kalojnë në 1/8 e finales në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 22 June 2021

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të Grupit D, të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Evropiane ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Anglia e ka mposhtur Çekinë me rezultat minimal 0-1, kurse Kroacia ka fituar ndaj Skocisë me shifrat 3-1.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Wembley Stadium’ në Londër, golin e vetëm për anglezët e ka realizuar sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, në minutën e 12’.

-Advertisement-

Kurse në duelin e luajtur në stadiumin ‘Hampden Park’ në Gllasgov, golat për kroatët i shënuan Nikola Vlasic (17’), Luka Modric (62’) dhe Ivan Perisic (77’), kurse golin e vetëm për skocezët e realizoi Callum McGregor (42’).

Nga Grupi D, Anglia e para me 7 pikë dhe Kroacia e dyta me 4 sosh janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, kurse edhe Çekia si e treta me 4 pikë ka kaluar tutje.

Ndërkaq, Skocia ka mbetur e fundit me vetëm një pikë dhe është eliminuar nga ky Kampionat Evropian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera