Lajme

Për skandalin e Viva Fresh reagon BSPK dhe inspektorati

Autori: Albina Haliti 17:19 | 03 April 2020

Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka reaguar ndajë masave që kompania Viva Fresh Store ka marr për largimin e punëtorëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ajdini për gazetën inFokus  ka thënë se të gjithë punëtorët e larguar duhet vinë në zyrat e sindikatës dhe të paraqesin rastin.

“Kjo që u është bërë punëtorëve është shumë e rëndë dhe e pa tolerueshme institucionet e Kosovës duhet të marrin masa menjëherë që të respektohet ligji. Kjo mënyre e largimit është e pa drejtë dhe duhet menjëherë të merrte Ispekcioni i punës ka deklaruar Ajdini.

-Advertisement-

Valon Leci Inspektor i punës për gazetën inFokus ka bërë thirrje që këto ankesa të paraqiten dhe ata do të marrin masa ndajë çdo kujt që shkel të drejta e punës.

“Ne çdo ditë jemi në terren dhe nuk do të lejojmë shkelje të tilla largim në këtë formë pa paralajmërim  është i pa drejtë”, ka thënë Leci për Gazeten Infokus.

https://gazetainfokus.com/skandaloze-viva-fresh-i-dergon-punetoret-me-zor-ne-shtepi-nuk-ua-jep-as-parate-e-premtuara-nga-qeveria/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera