Lajme

Për Ditën e Baballarëve: Abdixhiku i bie pianos, vajza e duartroket

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 19 June 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke luajtur piano në shtëpinë e tij, teksa vajza e tij e shikon dhe e dëgjon.

Abdixhiku e bëri këtë postim në Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve, me mbishkrimin “Për ditë të baballarëve”.

E bija e Abdixhikut shihet teksa kohë pas kohe përqafon babin e saj, ndërkohë që po ashtu shfaq aftësitë në këndim.

-Advertisement-

Në fund të performancës, vajza e Abdixhikut duartrokiti për babin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera