Lajme

Peci: Për dy vite qeverisje kemi lënë gjurmë, niveli i besueshmërisë është i lartë

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 14 February 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka vlerësuar si të suksesshme qeverisjen dy-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Peci  në RTV Dukagjini ka thënë se për dy vite janë lënë gjurmë të mëdha që kanë pasur efekte pozitive në shoqëri.

Ai e ka veçuar ministrinë që e drejton duke thënë se gjatë dy viteve ka pasur një sërë reformash pozitive.

-Advertisement-

“Mendoj që ende nuk i kemi bërë dy vite që Qeveria është në detyrë, por kemi lënë gjurmë. Ju inkurajoj juve ta bëni një anketë dhe ta shihni cili është niveli i kënaqshmërisë te fermerët në nivel të Kosovës, për veprimet në ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë ai.

“Nuk ka javë që nuk realizoj një sërë vizitash, ata të shpjegojnë praktikat që kanë qenë në të kaluarën dhe mënyrat dhe aktiviteti i tyre ndërmarrës në dy vitet e fundit. Eliminimi i barrierave administrative, ata e shohin si është kthyer luftimi i korrupsionit dhe meritokracia, dhe e ndjenjë transparencën dhe nivelin e përkrahjes”, ka vijuar ai.

Reklama

Po ashtu, ai i ka përmendur edhe disa punë që janë bërë në sistemin e drejtësisë, duke e veçuar Vettingun dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së paligjshme.

“Reformat e nisura në drejtësi kanë lënë gjurmë, nuk do të kenë kthim, qoftë Vetingu qoftë Byroja për konfiskim dhe një mori veprimesh në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Peci ka thënë se punët e mira do vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera