Lajme

PDK sot e dërgon në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 30 December 2022

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës sot mbajnë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Konferenca ka të bëj me Ligjin për zyrtarët publikë.

Ndryshe para një jave, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Kuvendi i Kosovës ditë më parë e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë. 62 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e këtij ligji, prej tyre 58 kanë votuar për, dhe katër kanë abstenuar.

-Advertisement-

Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Lidhur me ligjin për zyrtarët publikë të miratuar në Kuvend, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, duke shprehur shqetësim me disa dispozita të këtij ligji.

Në reagim thuhet se BE-ja shpreh keqardhje që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligje pa marrë parasysh komentet e tyre.

Në reagim gjithashtu thuhet se ligji i ri për zyrtarët publikë është problematik përkitazi me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita që mund të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore, pasi shton liri të tepruar veprimi në procedurat e rekrutimit, transferimit dhe në procedurat disiplinore të nëpunësve civilë, duke e bërë shërbimin civil potencialisht të cenueshëm ndaj politizimit.

Kurse kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se, ligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat në Sektorin Publik, dy pjesë të të njëjtit projekt, janë një hap i madh përpara ndryshimit thelbësor që e presin të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera