PDK: Qeveria ta kthej në pikën zero raportin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 20 January 2022
Në seancën parlamentare, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Ferat Shala ka ngritur shqetësimet për situatën emergjente të energjisë elektrike në vend dhe siç tha ai për keq menaxhimin e kësaj gjendje nga qeveria aktuale.
Në deklarimin jashtë rendit të ditës, deputeti Shala ka kërkuar nga Qeveria që ta kthejë në pikën zero raportin e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Shalës ngritja e çmimit të rrymës është shqetësuese për kategoritë sociale, dhe siç theksoi ai edhe për sigurinë kombëtare.
“Fatkeqësisht Qeveria si gjithherë e ngurtë dhe jo bashkëpunuese po tregohet edhe në këtë rast e ngurtë dhe jashtë çdo logjike të koordinimit dhe bashkëpunimit në menaxhimin e krizës energjetike. Pastaj pasoja janë të larta për ekonominë e vendit, bizneset, kategoritë sociale dhe gjithë shoqërinë tonë. Në kohën e pandemisë, në kohën e inflacionit të lartë dhe më të lartë në dy dekadat e fundit, në pikun e sezonit dimëror, ZRrE-ja në koordinim me qeverinë na ofron raportin konsultatitv të strukturës tarifore për të gjitha kategoritë e shoqërisë tonë. Ky raport, i cili pasqyron ngritjen e tarifave në një shkallë të pamenduar, të paparashikuar dhe të padëgjuara deri më tani na ofron rritjen në mënyrë lineare nga 42 për qind e deri në 120, e për disa kategori rreth 200 për qind të ngritjes së caktuar të tarifave të cilat janë barrë për taksapaguesit e Kosovës. Ky është një shqetësim i madh social, e ekonomik, politik, por që e prekë edhe sigurinë nacionale. Si grup parlamentar kërkojmë nga qeveria që ta kthej në pikën zero këtë raport, dhe ta kthejmë, bashkërisht të gjithë një zëri”, theksoi Shala

Të tjera
-
Kolona me kilometra në dalje të autostradës së re në Milot (PAMJE)
Një kolonë e gjatë me kilometra u shënua sot në segmentin e daljes së autostr...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...
-
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdi*q në vend
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të ...
-
Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare që punon në Ferizaj
Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqip...
-
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajt...