PDK: Përparim Rama që 3 vjet s’ka blerë asnjë kamion për mbledhjen e mbeturinave, po synon t’i lë 900 punëtorë pa punë
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 December 2024
Partia Demokratike në Prishtinë, sot përmes një konference për media alarmoi për situatën e krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, e cila po bëhet e papërballueshme dhe e rrezikshme për qytetarët e Prishtinës.
Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gresa Lahu, theksoi se përveç mungesës së shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave, mungesë ka edhe te mekanizmat veprues, siç janë kamionët dhe kontinjerët.
Ajo tha se udhëheqësit komunal në krye me Përparim Ramën dhe drejtorin e DSHP-së, Bekim Brestovcin, kanë tendencë të shtyejnë përpara vendime që jo vetëm e dëmtojnë xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e komunës, por në mënyrë direkte dhe të pakthyeshme i dëmtojnë edhe rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes publike, duke i lënë ata të pa punë dhe duke e falimentuar ndërmarrjen “Pastrimi”, gjë që do të krijonte krizë socio-ekonomike në rreth 900 familje.
Ndërsa, Granit Geci, asamblisti tjetër i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shprehu shqetësimin e tij në mungesën e vullnetit dhe mbështetjen e Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike, e cila operon në kushte të vështira, gjendje kjo e krijuar qëllimshëm nga Komuna e Prishtinës, që t’ia japë më lehtë tenderin prej 16.5 milion eurosh operatorit privat në këtë veprimtari publike.
Kjo gjendje me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, sipas tij, është e qëllimshme që të favorizohet operatori privat, duke mos e harruar as faktin që Komuna e Prishtinës tash e 3 vite nuk e ka blerë as edhe një kamion të vetëm për ndërmarrjen publike dhe po i ruan kontinjerët e rinj për t’ia ofruar operatorit privat.
Asamblistët e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të ushtrojnë të drejtën e tyre në Plotësim/ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave dhe i kanë ftuar të gjithë asamblistët e tjerë ta mbështesin rregulloren, e cila ka për qëllim përmirësimin e situatës me mbeturinat në kryeqytet.
Ata i kanë bërë thirrje edhe kryetarit Përparim Rama, që urgjentisht ta bëjë shpërndarjen e kontinjerëve, të investojë në kamionë të rinj dhe të anulojë tenderin 16 milionesh, i cili rrezikon grantin e KFW-së në vlerë mbi 70 milionë euro, marrëveshje kjo që do të garantojë një zgjidhje afatgjate për përmirësimin e gjendjes në kryeqytet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje ...
-
Zjạrr në një banesë në Shkodër, dyshohet se brenda ndodhet një grua
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtoj në Shkodër. Euronew...
-
Faruk Mujka i VV-së e krahason KTV-në me Sputnikun, reagon AGK
Kryshefi i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes V...
-
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë...
-
Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ...
-
Bie qeveria në Francë
Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë ...
-
Analiza e akademikut grek: 28 Nëntori i shqiptarëve duhet të festohet zyrtarisht edhe në Greqi
Akademiku grek, Dimitris Christopoulos, ka propozuar që festa e 28 Nëntorit t...
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor...
-
Kurti takon Komisioneren për Zgjerim të BE-së, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e...
-
Limaj e Lushtaku nga Skënderaj: Angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë e plotë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri t...
-
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për raportet rajonale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë të enjten në mbrëmje, më 5 ...
-
Molliqaj: Kurti akuzoi Serbinë, mediat e opozitën, ende pa u bë 4 ditë nga sulmi shihet në të njëjtën fotografi me Vuçiqin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri Albin Kurti në natën e...