Administrohen provat materiale në gjykimin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 04 December 2024
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është bërë administrimi i provave materiale në gjykimin ndaj Andi Pajazitit i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant”.
Fillimisht, në këtë seancë ishte planifikuar dëgjimi i dëshmitares R.B, por gjyqtari i rastit, Eroll Gashi, njoftoi se përmes një shënimi zyrtar nga Policia ishte informuar se ajo nuk gjendet në Kosovë dhe jeton jashtë shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”
Seanca ka vazhduar më pas me leximin e provave materiale nga shkresat e lëndës, ndërsa prokurorja Nebahate Salihu, ka elaboruar disa prej tyre.
Prokurorja Salihu ka elaboruar raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe raportin analitik të video-incizimeve. Ndërsa, provat e tjera u konsideruan të lexuara.
Për shkak të numrit të madh të CD-ve, gjyqtari Gashi ka ndërprerë seancën e sotme.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.
Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.
Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.
Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...